Oda Ekonomike mbështet fushatën "Më e mira e Maqedonisë
- Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut mbështet fushatën "Më e mira e Maqedonisë" e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, qëllimi i së cilës është përforcimi dhe rritja e prodhimtarisë së prodhimeve bujqësore vendore, konfirmoi kryetari i Odës Branko Azeski pas takimit të sotëm me ministrin kompetent Cvetan Tripunovski.
- Post By Sara Ademi
- 15:54, 5 shtator, 2025
Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut mbështet fushatën "Më e mira e Maqedonisë" e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, qëllimi i së cilës është përforcimi dhe rritja e prodhimtarisë së prodhimeve bujqësore vendore, konfirmoi kryetari i Odës Branko Azeski pas takimit të sotëm me ministrin kompetent Cvetan Tripunovski.
Kjo, theksoi Azeski, do të mbështesë ekonominë e Maqedonisë dhe do të ndihmojë në rritjen e standardit të jetesës në vend, si dhe në rritjen e fitimeve të kompanive.
"Ky aktivitet do të sjellë gjithashtu një ulje të kostove që i bën produktet tona më pak konkurruese. Do të jetë një veprim që do të inkurajojë aktivitetet nxitëse dhe do të rrisë produktivitetin, si dhe do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto. Duke vepruar kështu, do të tregojmë se kemi aftësinë, organizimin dhe mënyrën për t'u angazhuar në integrimin euroatlantik në një mënyrë që bëjnë të gjithë të tjerët, ne po luftojmë në tregje me një produkt më të mirë dhe me cilësi më të lartë dhe me kosto më të ulëta për të arritur rezultate më të mira", tha Azeski.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Tripunovski informon se në platformën "Më e mira e Maqedonisë" deri tani janë regjistruar dhe miratuar 40-të prodhime bujqësore individuale.
"Në vijim është regjistrimi i një pjese të bujqve individual dhe të gjitha kapaciteteve përpunuese që ekzistojnë për përpunimin e prodhimeve primare bujqësore dhe regjimistrimin e zinxhirëve të marketeve të cilat mundësojnë disponueshmërinë e prodhimeve tona", tha Tripunovski, duke paralajmëruar se fushata do të zgjerohet edhe në industrinë e ëmbëlsirave, ndërsa qëllimi është çdo prodhim që shitet me origjinë nga Maqedonia ta mbajë logon "Më e mira e Maqedonisë".
Mbështetja nga Oda Ekonomike sipas tij, do të thotë sukses në stimulimin e ekonomisë vendase.
"T'i ndihmojmë kompanitë të cilat prodhojnë prodhime të Maqedonisë dhe t'u japim mirënjohje dhe mbështetje bujqve të Maqedonisë të cilët prodhojnë prodhime primare bujqësore, sepse ata janë baza në pjesën e prodhimtarisë", theksoi Tripunovski.
Fushatën, sipas Vladimir Tërpanovskit nga Vitaminka, e mbështet dhe përfshin edhe industrinë vendore të ëmbëlsirave. Beson se si industri do të kenë përfitim të madh, ndërsa përfitime do të ketë edhe ekonomia e Maqedonisë. sa/
Foto: MIA