• e diel, 22 dhjetor 2024

Oda e mjekëve: E respektojmë të drejtën e protestës, por dënojmë përpjekjet për të vendosur të gjithë mjekët në të njëjtën shportë

Oda  e mjekëve: E respektojmë të drejtën e protestës, por dënojmë përpjekjet për të vendosur të gjithë mjekët në të njëjtën shportë

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Oda e mjekëve e respekton të drejtën e protestës së të gjithë qytetarëve, por shpreh mospajtimin e fortë  dhe i dënon përjekjet e protestës së mbrëmshme, të gjithë mjekët të vihen në të njëjtën shportë dhe të etiketohen si fajtorë për ngjarjet e fundit në sektorin shëndetësor, duke i quajtur "vrasës" dhe bën thirrje që të ndërpritet menjëherë, sepse cenon fuqishëm besimin midis mjekut dhe pacientit, që është kyç për rrjedhën më të favorshme të  trajtimit, citohet në kumtesën e sotme të Odës.

"Oda të shtunën ka reaguar në lidhje me dyshimet e nxjerra për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë, të cilat i vlerësuan si shqetësuese dhe kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjeve dhe zbardhjen e së vërtetës. E përsërisim se asnjë pacient nuk guxon të mbetet pa terapinë që i takon dhe në asnjë rast nuk duhet lejuar manipulime, me qëllim të përfitimit material  nga individë. Nëse në procedurat juridike të zhvilluara nga institucionet kompetente, vërtetohet se mjekë të caktuar janë përfshirë në keqpërdorime të terapisë onkologjike,  duke shkaktuar kështu dëmtim të shëndetit të pacientëve, organet e Odës pa vonesë, pas marrjes së provave përkatëse ose aktvendimeve gjyqësore, do të veprojnë në korniza të kompetencave të tyre për sanksionim dhe do të shqiptojnë sanksione maksimale", theksojnë në kumtesë.

Siç shtohet, "shprehim keqardhje të thellë për humbjet e pacientëve dhe familjarëve të tyre që humbën betejën në luftën kundër kancerit, por apelojmë, ndërkohë që procesi është në vazhdim, të mos krijohet panik masiv dhe të mos përgjithësohet se gjithçka në shëndetësi nuk është mirë që të gjithë mjekët të manipulojnë pacientët e tyre, sepse nuk është e vërtetë dhe është në dëm të pacientëve".

"Shumica e mjekëve në vendin tonë i trajtojnë pacientët me profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri çdo ditë dhe përpiqen t'u ofrojnë atyre shërbimin shëndetësor në nivelin maksimal të cilësisë, sipas kushteve në të cilat ata punojnë. Puna e këtyre profesionistëve duhet vlerësuar dhe respektuar dhe nuk duhet të barazohet me individë që kanë vepruar ndryshe nga ajo që e diktojnë etika mjekësore dhe protokollet mjekësore", nënvizohet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR