• e shtunë, 21 dhjetor 2024

O'Brajan: Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku për t'u bërë më shpejt pjesë e BE-së

O'Brajan: Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku për t'u bërë më shpejt pjesë e BE-së

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Plani i rritjes së BE-së është si asnjë plan tjetër më parë, sepse nuk keni nevojë të bëni reforma për t'u vlerësuar më vonë, por ato do të mundësojnë qasje më të shpejtë në tregun e përbashkët evropian. Secila qeveri e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rënë dakord që do të punojnë së bashku në mënyrë që njerëzit e rajonit të kenë mundësi reale dhe të bëhen më shpejt pjesë e BE-së, deklaroi Xhejms O'Brajan, ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike të SHBA-së para fillimit të takimit të lidershipit për Planin për Rritje të BE-së në Shkup.

"SHBA-ja qëndron gjithmonë pas Maqedonisë së Veriut dhe mbështet Maqedoninë e Veriut. Ne jemi vërtet krenarë që jemi aleatë dhe që punojmë me këtë Qeveri, e cila në ditët e saj të fundit është nikoqire e kësaj nisme të rëndësishme. Plani i rritjes i BE-së është si asnjë plan tjetër që kemi parë deri më tani, sepse nuk keni nevojë të bëni reforma për t'u gjykuar më bonë, por nëse bëni reforma të caktuara, atëherë kompanitë tuaja dhe njerëzit tuaj do të gëzojnë shumë shpejtë katër liritë e BE-së - lirinë e lëvizjes dhe mundësi për të punuar kudo që dëshironi, lëvizje e lirë e kapitalit dhe shërbimeve. Ky është thelbi i tregut të përbashkët, për këtë arsye jam i kënaqur që jam këtu me Jan Kopman i cili e dizajnoi këtë program", thotë O'Brajan.

Ai shprehu kënaqësi që po e viziton vendin për herë të dytë brenda dy muajve dhe se do të ketë mundësinë të diskutojë për këtë nismë të rëndësishme që duhet të përshpejtojë integrimin evropian të vendit dhe rajonit.

"Kemi përfaqësues nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot do të punojmë në dy çështje - ide praktike që do t'u mundësojnë njerëzve lirinë për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe praktikat që ne duhet të ndjekim. Ky rajon ka shumë nisma dhe e rëndësishme është se çfarë do të realizohet ndërmjet takimeve dhe ne kemi një plan për këtë. Ajo që ne duam të shohim është që njerëzit të kenë më shumë mundësi, për të gjitha problemet politike në rajon çdo qeveri ka rënë dakord dhe tani ata janë dakord publikisht që të gjashtë vendet do të duhet të punojnë së bashku në mënyrë që njerëzit e rajonit të kenë mundësi reale dhe të bëhen pjesë e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Sot është një moment i mirë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë përparim", tha O'Brajan.

Në takimin nikoqir i të cilit është kryeministri Dimitar Kovaçevski marrin pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Milojko Spaiq, i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Sërgjan Amixhiq, si dhe Gert Kopman, drejtor i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR