• e hënë, 23 dhjetor 2024

Obligimet e ndërmarra do të duhet t'i plotësojmë, gjithçka tjetër është mashtrim për qytetarët, porositi Kovaçevski

Obligimet e ndërmarra do të duhet t'i plotësojmë, gjithçka tjetër është mashtrim për qytetarët, porositi Kovaçevski

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Duhet ta dimë se në rrugën tonë eurointegruese kemi ndërmarrë edhe ne obligime, edhe BE-ja ka marrë obligime dhe këto janë detyrime që ne duhet t'i plotësojmë. Gjithçka tjetër është mashtrim për qytetarët, gjtihçka tjetër është ikje nga realiteti, gjithçka tjetër është ikje nga përgjegjësia dhe gjithçka tjetër është mungesë guximi, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Granada, Kovaçevski theksoi, se ashtu siç e kanë përmbushur obligimin ata për përfshirjen e gjuhës së pastër maqedonase pa kurrfarë fusnota në kornizën negociuese, ashtu edhe ne duhet ta plotësojmë obligimin tonë, që është futja e pjesëve tjera të popujve në Kushtetutën tonë.

Северна Македонија според мене, меѓутоа и според сите оценки е земја лидер на Западен Балкан во делот на пристапувањето во ЕУ. Иако ги погледнете перформансите на нашите усогласувања досега н

"Ashtu siç e përmbushën obligimin për përfshirjen e  gjuhës të pastër maqedonase pa asnjë fusnotë në kornizën e negociatave për të cilën jemi të gjithë dëshmitarë, pasi e morën përsipër obligimin për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare vitin e kaluar, ashtu siç morën dhe përmbushën obligimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Fronteksin në gjuhën maqedonase, e miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe kjo ndodhi, kështu që edhe ne duhet ta përmbushim obligimin tonë, që është futja e pjesëve të tjera të kombeve në Kushtetutën tonë e cila tashmë përfshin pjesë të tjera të kombeve dhe me atë ta vazhdojmë rrugën tonë të integrimit evropian. Gjithçka tjetër është duke i mashtruar qytetarët, gjithçka tjetër është ikje nga realiteti, gjithçka tjetër është largim nga përgjegjësia dhe gjithçka tjetër është mungesë guximi", tha Kovaçevski.

Në pyetjen e MIA-s, se cila është përshtypja e tij nga takimet në Granada, në suaza të Komunitetit Politik Evropian, për gatishmërinë për pranimin e propozimit gjermano-francez për shumicë të kualifikuar, Kovaçevski tha se  nuk dëshiron të komentojë për të,  sepse duhet ta prezantojnë atë që e kanë përgatitur.

"Shikoni çfarë është vënë si material pune, thashë që nuk do të doja të komentoja sepse duhet ta prezantojnë ata që e kanë përgatitur dhe është një grup pune gjermano-francez. Dhe sigurisht ata në takimin zyrtar që do të mbahet nesër në takimin joformal dhe në takimin zyrtar të dhjetorit do ta paraqesin propozimin e tyre. Ka vende që e konfirmojnë këtë, por duhet të dimë se gjatë rrugës së integrimeve evropiane ne kemi marrë obligime dhe BE-ja ka marrë obligime dhe këto janë obligime që ne do të duhet t'i përmbushim", theksoi Kovaçevski. sa/

Foto: Qeveria/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR