• e premte, 22 nëntor 2024

Nxënësit prej nesër në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj

Nxënësit prej nesër në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj

Shkup, 28 prill 2024 (MIA) - Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme prej nesër, 29 prill, deri më 6 maj 2024, do të jenë në pushim pranveror i cili ka filluar këtë viti shkollor. Për herë të parë ka ndryshim edhe në kalendarin e mësimit, kështu që viti shkollor 2023/2024 për filloristët do të përfundojë më 17 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme, si edhe gjatë viteve të kaluara - më 10 qershor. 

Shkollat nuk do të punojnë më 8 maj (e mërkurë) kur do të mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjet parlamentare 2024.

Një ditë më parë, e martë 7 maj, orë të shkurtuara dhe orar të punës deri në orën 11 do të kenë ato shkolla ku të nesërmen do të organizohet votimi. 

Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mësimi nga ditët të cilët për shkak të zgjedhjeve nuk punohen do të kompensohen në ditë pune me qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkolla që të realizohen orët. 

Nxënësit e Shkupit duhet të kompensojmë mësimin edhe për humbjen e mësimit më 30 nëntor të vitit 2023 kur në kryeqytet ishte organizuar Këshilli i Ministrave të OSBE-së. 

Për planifikimin dhe organizimin e orëve shtesë, MASH i angazhoi drejtorët e shkollave. 

"Plotësimi i orëve mësimore do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtëorësh të punës së mësuesve, njoftoi MASH e cila, pas reagimeve nga publiku dhe nga sindikatat, tërhoqi vendimin e mëparshëm për të kompensuar mësimin të shtunave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR