• e premte, 05 dhjetor 2025

Nxënës nga Kumanova në ngjarje edukative "Kam qëndrim!" në Kuvend

Nxënës nga Kumanova në ngjarje edukative

Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Nxënës nga SHFK "Goce Dellçev" nga Kumanova sot do të marrin pjesë në ngjarjen edukative “Kam qëndrim!“ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Shërbimi për informim i Kuvendit njoftoi se ngjarja përfaqëson simulim të procesit të shqyrtimit të propozim-ligjit në Parlament. 

"Qëllimi është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesi i miratimit të ligjeve te popullata e re, që do të kontribuojë në zhvillimin e vetëdijes së tyre në lidhje me demokracinë dhe do t'i nxisë dhe t'i përgatitë për kriticizëm dhe përfshirje shoqërore dhe politike", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR