• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuredini: Jemi në një pikë vendimtare kyçe dhe një ndryshim strukturor themelor drejt tranzicionit të gjelbër të ardhshëm

Nuredini: Jemi në një pikë vendimtare kyçe dhe një ndryshim strukturor themelor drejt tranzicionit të gjelbër të ardhshëm

Stamboll, 11 tetor 2022 (MIA) – Vendi ynë, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është në një pikë vendimtare dhe në një ndryshim themelor strukturor në lidhje me tranzicionin e ardhshëm të gjelbër, që vendet po bëhen më të vetëdijshme për domosdoshmërinë dhe përfitimet e tranzicionit drejt energjisë së pastër.

Këtë sot e potencoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në panelin e e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Perspektivat për energji të pastër për Ballkanin dhe Evropën Lindore” organizuar nga Këshilli Atlantik në Turqi dhe Qendra Globale e Energjisë e Këshillit, në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Nuredini, siç kumtoi MMJPH, potencoi se rritja e përdorimit të energjisë së rinovueshme do të lejojë përmbushjen e qëllimeve klimatike, përmirësimin e sigurisë së energjisë dhe reduktimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorë.

Ministri Nuredini iu referua politikave kombëtare të hartuara për tranzicionin energjetik drejt shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, synimeve ambicioze klimatike të parashtruara për dekarbonizim, si dhe sfidave të sigurimit të financave për realizimin e tyre, veçanërisht në kushtet e krizës globale energjetike. Në të njëjtën kohë, Nuredini theksoi se pas Glasgout, në nivel qeveritar është miratuar një dokument shumë i rëndësishëm planifikues - plani i integruar kombëtar për energjinë dhe klimën. Me këtë, së bashku me Strategjinë tonë Afatgjatë për Veprimin Klimatik dhe Strategjinë Kombëtare të Energjisë, janë vendosur synime të qarta afatgjata dhe afatmesme për arritjen e zhvillimit dhe rritjes së dekarbonizuar që shihet si një mundësi edhe për rritjen sociale Konferenca u mundësoi zyrtarëve të qeverisë, përfaqësuesve të biznesit dhe komuniteteve shkencore të diskutojnë politikat e energjisë së pastër, të sigurt dhe të qëndrueshme.

QËNDRONI TË LIDHUR