• e martë, 25 qershor 2024

Numri i egjiptianëve që vdiqën gjatë pelegrinazhit në Arabinë Saudite rritet në 672

Numri i egjiptianëve që vdiqën gjatë pelegrinazhit në Arabinë Saudite rritet në 672

 Kajro, 23 qershor 2024 (MIA)  - Numri i egjiptianëve të cilët kanë humbur jetën për shkak të goditjes nga të nxehtit gjatë Haxhit në Arabinë Saudite është rritur në 672, ndërsa 25 janë të zhdukur, deklaruan sot burime nga shërbimet egjiptiane të sigurisë dhe shëndetësisë.

Një funksionar anonim i qeverisë egjiptian paraprakisht deklaroi se të paktën 630 egjiptianë kishin vdekur gjatë pelegrinazhit, me shumicën e vdekjeve të raportuara në shërbimet e urgjencës në lagjen al-Muaisem në Mekë. 

 Njësia e krizës egjiptiane e ngarkuar me hetimin e vdekjeve të pelegrinëve gjatë pelegrinazhit të këtij viti në Mekë njoftoi të shtunën se kishte hequr licencat e 16 agjencive të udhëtimit dhe kishte ngritur akuza kundër tyre në prokurorin publik, duke i akuzuar   si përgjegjës për vdekjen e pelegrinëve të cilët nuk ishin të regjistruar zyrtarisht.

 Njësia përgjegjëse për hetimin u krijua të enjten dhe drejtohet nga kryeministri egjiptian Mustafa Madbuli.

Nga Njësia bënë të ditur se u konfirmua se 31 pelegrinët egjiptianë të regjistruar zyrtarisht vdiqën për shkak të sëmundjeve kronike. 

 Mbi 1000 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit të këtij viti në Arabinë Saudite për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, thanë sot autoritetet saudite. Autoritetet saudite kanë forcuar kontrollet mbi pelegrinët e paregjistruar, duke dëbuar dhjetëra mijëra njerëz.

Megjithatë, shumë prej tyre, kryesisht egjiptianë, arritën të arrinin në vendet e shenjta brenda dhe përreth Mekës, disa madje edhe në këmbë. 

 Për dallim nga pelegrinët që udhëtonin me leje të duhura, pelegrinët e paligjshëm nuk kishin rezervuar hotele për t'u mbrojtur nga temperaturat e larta.

 

QËNDRONI TË LIDHUR