• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk do të ndodhë skenari me zjarret e vitit 2021 kur drunjtë nga pjesa e Maleshevisë dhe Pijanecit përfunduan në depo, thotë kryeministri

Nuk do të ndodhë skenari me zjarret e vitit 2021 kur drunjtë nga pjesa e Maleshevisë dhe Pijanecit përfunduan në depo, thotë kryeministri

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Drunjtë e shkatërruar nga zjarret nuk do të përdoren për qëllime komerciale, pohoi kryeministri Hristian Mickoski i cili sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media pas vizitës në Drejtorinë e doganave.

"Këtë herë kjo nuk do të ndodhë, ja ku e keni fjalën time. Ju me të drejtë kujtoni zjarret e vitit 2021 sidomos ne pjesën e Maleshevisë dhe Pijanecit që përfunduan në disa depo dhe keni të drejtë të shqetësoheni dhe e justifikoj por në këtë rast kjo nuk do të ndodhë", u përgjigj Mickoski në pyetjen e gazetarëve se kur Qeveria do të sjellë vendim ose ndryshim të ligjit ku do të ndalohet prerja e drunjve të shkatërruara nga zjarret gjatë këtij viti. 

Mickoski tha se ka ligj që është funksional edhe me prerjen e drunjve, por edhe me rregulloren dhe ato janë plane që i bënë NP "Pyjet nacionale".

"Fakti që ajo kompani mbeti pa punonjës për 4-5 muaj, është një problem që me ribalancin e zgjodhëm. Problemi i dytë, fakti që sipas sistematizimit atje duhet të kesh rreth 400-500 druprerës, ndërsa aty nuk ke as 30 realisht funksionale, sepse të gjithë ata që duhet të jenë druprerës janë bërë ndërkohë administratë. Ky është problemi i dytë që menaxhmenti dhe drejtori i ri e kanë si problem me të cilin duhet të merren. Problemi i tretë është se gjithçka që duhet të jetë logjistike, veçanërisht në procesin e përballjes me zjarret si helikopterët, aeroplanët, pajisjet që nevojiten nuk ka ekzistuar dhe më 10 korrik kur filloi e gjithë kjo, ne në atë moment nuk kishim aeroplanë operacional, jo vetëm aeroplanë, por edhe helikopterë dhe njerëz që do të operojnë, sepse ishin në pension", theksoi kryeministri. 

Ai përkujtoi se dy herë e kanë aktivizuar mekanizmin e ndihmës së BE-së.

"Në disa raste shtetet e BE-së na vijnë me ndihmë me helikopterë, me aeroplanë të ndryshëm, deri më tani kanë funksionuar dy er-traktorë që kanë ardhur nga Qipro dhe janë larguar dje, dy er-traktorë kanë qenë nga Gjermania që do të ikin sot, kishim një brigadë të zjarrfikësve nga Hungaria të cilët me automjetet e tyre ndihmuan në shuarjen e zjarrit në Makedonski Brod, tjetri nga Sarajeva, nga Sllovenia, nga Serbia, ne kishim disa er-traktorë nga Turqia, kështu që po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta eliminuar këtë situatë", theksoi kryeministri. qa/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR