• e mërkurë, 15 janar 2025

Nuk do të ketë pusim pranveror për nxënësit

Nuk do të ketë pusim pranveror për nxënësit

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska deklaroi sot se për nxënësit nuk do të ketë pushim pranveror dhe se viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor, përveç maturantëve.

"Nuk do të ketë pushim pranveror. Anketat përfundimtare të prindërve treguan se nuk e dëshirojnë ata, por edhe nxënësit më të rritur, kështu që këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e sallës sportive në kuadër të Shkolla fillore “Naum Ohridski” në fshatin Bullaçan.

Ajo theksoi se e kanë dëgjuar zërin e qytetarëve dhe se kanë premtuar transparencë që në fillim.

"Ne, si qeveri thamë se do të jemi transparent dhe ja ku po e zbatojmë dhe po u mundësojmë që sipas nevojave të tyre ta zbatojnë procesin arsimor. Nëse mendojnë se as fëmijët dhe as prindërit, një pushim i tillë pranveror nuk u shkon, fëmijët humbën vazhdimësinë, prindërit nuk kanë ku t'i lënë fëmijët më të vegjël, nuk përkon me festa të caktuara që ata t'i përdorin së bashku, mendojnë se është më shumë një ndërlikim sesa një avantazh dhe në këtë drejtim vendosëm këtë vit që viti shkollor të zhvillohet nga 2 shtatori deri më 10 qershor për të gjithë, përveç maturantëve", sqaroi ministrja.

Qeveria e mëparshme mori një vendim që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të përdorin pushimet pranverore nga 29 prilli deri më 6 maj, ndërsa viti shkollor për nxënësit fillor do të përfundojë më 17 qershor. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR