• e hënë, 08 korrik 2024

Nuk do të ketë protesta të NQP-së, u janë lëshuar pagat punonjësve

Nuk do të ketë protesta të NQP-së, u janë lëshuar pagat punonjësve

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Punonjësit morën sot pagat në llogaritë e tyre, nesër nuk do të ketë protesta të punonjësve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, deklaroi për MIA-n, Miqo Stojanovski, kryetar i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese të NQP Shkup.

Ata sot para se të hyjnë në objektin e Qytetit të Shkupit kanë kërkuar pritje nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, për të zgjidhur problemin me vonesën e pagave, por pavarësisht se nuk arritën takohen me të, rrogat u lëshuan sot në llogaritë e punonjësve.

Stojanovski përsëriti kërkesën nga deklarata e mëparshme se nuk duhet me lutje dhe kërkesa t'i marrin rrogat me kohë dhe të gjendet një zgjidhje konkrete që të mos ketë probleme të tilla në të ardhmen. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR