NQP u bë me gjashtë autobusë të rinj ekologjik, donacion nga Bashkimi Evropian
- Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) sot përmes projektit "BE-ja për ajër të pastër" u bë me gjashtë autobusë të rinj ekologjik me gaz natyror, donacion nga Bashkimi Evropian.
- Post By Sara Ademi
- 15:19, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) sot përmes projektit "BE-ja për ajër të pastër" u bë me gjashtë autobusë të rinj ekologjik me gaz natyror, donacion nga Bashkimi Evropian.
Euroambasadori Mihalis Rokas, në fjalën e tij tha se me projektin në vlerë prej 10 milionë euro, Bashkimi Evropian kontrobuon për uljen e ndotjes së ajrit, sepse, siç tha, kjo paraqet problem serioz ekologjik, i cili me vite po dëmton shëndetin e qytetarëve.
"Aktiviteti që po realizojmë sot është pjesë e një projekti që kap vlerën e 10 milionë eurove dhe do të ndihmojë edhe në uljen e ndotjes së ajrit këtu. Është një problem vërtet i rëndë mjedisor me të cilin po përballemi pikërisht në fillim të sezonit të ngrohjes dhe ky problem ka vite që po dëmton shëndetin e vetë qytetarëve. Ky projekt që ne po realizojmë përfshin qytetet e Manastirit, Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës, të cilat janë disa nga qytetet më të prekura nga ndotja e ajrit. Transporti është përgjegjës për një sasi të madhe të emetimeve të dioksidit të karbonit që ne lëshojmë në vetë atmosferën. Vetë zgjidhja e kësaj dikotomie shërben për të inkurajuar sa më shumë qytetarë të përdorin transportin publik në mënyrë të rregullt në vend të automjeteve individuale dhe për ta bërë këtë duhet ta bëjmë transportin publik sa më pak ndotës", theksoi Rokas.
Qëllimi, siç theksoi, është që Shkupi së bashku me qytetet e tjera të shndërrohet në një vend piktoresk për të jetuar, duke theksuar se qytetarët do të fillojnë të përdorin më shumë transportin publik kur sistemi të jetë më i pajisur.
"Nuk duhet të presim që të gjithë të hipin nesër në autobus, por mendoj se kur të jetë koha e duhur, kur sistemi të jetë i pajisur më mirë, kjo do të ndodhë", tha Rokas.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se dhurimi i gjashtë autobusëve ekologjikë është vetëm pjesë e aktiviteteve të planifikuara me projektin, duke theksuar blerjen e 100 deri në 120 autobusëve elektrikë shtesë për nevoja të komunave dhe qytetit të Shkupit.
"Me pasurimin e parkut vozitës të NQP-së, po përmirësojmë kushtet për shfrytëzimin e transportit publik nga qytetarët... Me këtë rast, dua t'ju njoftoj se edhe pse MMJPH dhe Qeveria janë duke punuar në vazhdimësi në zbatimi i masave afatgjata për uljen e ndotjes së ajrit, këtë vit kemi projektuar edhe një sërë aktivitetesh specifike shtesë dhe të gjitha resurset në dispozicion i kemi drejtuar në marrjen e masave specifike që do të arrijnë një efekt më të madh në uljen e ndotjes", tha Mexhiti.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e vlerësoi donacionin si sukses të Qytetit të Shkupit dhe një lloj dëshmie se kur nuk bllokohet administrata e qytetit është në gjendje të realizojë këtë lloj projekti, i cili është përfitim për qytetin. Arsovska shprehu shpresë se ky aktivitet do t'i motivojë këshilltarët e Qytetit të Shkupit që të votojnë për blerjen e 250 autobusëve të tjerë ekologjikë.
Qyteti i Shkupit, shtoi ajo, pranon edhe tre mijë fidane nga Bashkimi Evropian, prej të cilëve 1.000 do të mbillen në megaparkun në komunën e Karposhit, ndërsa 2.000 të tjerët do të mbillen në mars të vitit të ardhshëm. Mijëra fidanët e parë do të mbillen në megaparkun në komunën e Karposhit, i cili është në fazën e tretë të ndërtimit. sa/
Foto: MIA