• e premte, 05 korrik 2024

NQP “Shkup”: Autobusët qarkullojnë rregullisht dhe pa ndalesa, nuk ka më probleme financiare

NQP “Shkup”: Autobusët qarkullojnë rregullisht dhe pa ndalesa, nuk ka më probleme financiare

16 shkurt 2024 (MIA) - Autobusët e NQP “Shkup” qarkullojnë rregullisht dhe pa ndalesa në linjat. Sot herët në mëngjes kanë dalë nga auto-bazat, kumtoi sot Ndërmarrja qarkulluese publike “Shkup”.

"Qyteti i Shkupit dhe NQP edhe një herë dëshmuan se nuk do të lejojnë që intrigat politike të bllokojnë funksionimin normal të kryeqytetit. Edhe një herë është treguar se kush punon kundër interesave të qytetarëve, por edhe kundër interesave të punonjësve të NQP-së, duke tentuar që pa nevojë të krijojë një ndjekje dhe tension në NQP me qëllim për t'i lënë qytetarët pa transport me autobus, thuhet në kumtesën nga NQP "Shkup".

Falë subvencioneve nga Qyteti i SHkupit, siç theksohet, NQP nuk ka më probleme financiare, nuk ka pengesa në punën e saj, ndërsa pagat dhe obligimet e ndërmarrjes paguhen në kohë dhe brenda afatit ligjor.

"Qyteti i Shkupit edhe një herë tregoi se nuk do të lejojë askënd që të bllokojë punën e ndërmarrjeve publike dhe të dëmtojë interesat e qytetarëve. Edhe një herë është bërë e qartë se kush po punon kundër interesave të qytetarëve dhe kush në interesin e tyre, është e qartë se struktura të caktuara në qytet duan të lajnë hesape politike me administratën e qytetit dhe të punësuarit në NQP, ndërsa në dëm të qytetarëve", qëndron në kumtesën e NQP "Shkup". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR