• e premte, 21 qershor 2024

NQP: Nuk vonohet paga e të punësuarve

NQP: Nuk vonohet paga e të punësuarve

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Paga e të punësuarve në NQP nuk vonohet. Pagat paguhen rregullisht në muajin vijues për dallim nga pagat, të cilat në Postat e Maqedonisë vonohen gjashtë muaj, pagat në MZT vonohen tre muaj, vështirësi ka me pagesën e pagave edhe në komunat e Shkupit, njoftojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik.

"Pagat në NQP Shkup janë në miratim me llogaritë e dërguara nga ky muaj me orë shtesë të punës, punë gjatë natës dhe jashtë orarit. Besojmë se sërish ekziston tendencë politike që të krijohet krizë aritfiaciale aty ku nuk ekziston", thuhet në kumtesën e NQP-së.

Të punësuarit në NQP sot paralajmëruan se prej nesër nga ora 4:30 në Shkup nuk do të ketë transport urban, pasi nuk u është paguar paga e janarit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR