• e diel, 22 dhjetor 2024

NQP: Mashtrime me logon e kartelës "skopska", raportohen në MPB

NQP: Mashtrime me logon e kartelës

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” sot pasdite i njofton qytetarët se është konstatuar mashtrim me kartelën elektronike “skopska” në rrjetet sociale, rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

"NQP "Shkup" konstatoi lajm të rremë se është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “skopska”, e publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur “Karta e transportit të Qytetit të Shkupit”. Bëhet fjalë për mashtrim me link të rremë, që vjedhë të dhënat nga kartat e pagesave të qytetarëve", shkrun në ueb faqen e ndërmarrjes. 

Mashtrimi, siç thuhet, është raportuar në MPB dhe ndërmarrja pret veprime të shpejta nga autoritetet për gjetjen e autorëve, si dhe marrjen e menjëhershme të të gjitha masave ligjore për mbrojtjen e NQP-së. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s, "Fejsbuk"

QËNDRONI TË LIDHUR