• e hënë, 23 dhjetor 2024

NPRRSH publikoi shpallje për punësimin e punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

NPRRSH publikoi shpallje për punësimin e punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) publikoi shpallje për punësimin e punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, të cilat duhet të ndërtohen nga konsorciumi "Behtel dhe Enka" në partneritet me shtetin.

Shpallja zgjat deri më 25 prill, ndërsa kontrata është deri më 22 janar 2028, pra deri në përfundimin e projektit.

Shpallja kërkon personel me arsim të lartë nga industria e ndërtimit, punonjës administrativë dhe shoferë. Punëtorët, siç thuhet në konkurs, do të punojnë në një ndërrim, 40 orë në javë dhe do të marrin pagë bazë prej 29.866 deri në 70.052 denarë në varësi të pozitës së punës.

Pozicioni më i paguar në shpallje është ndihmësi i koordinatorit kryesor dhe përgjegjës të projektit, i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimi me të paktën gjashtë vjet përvojë. Për këtë pozitë është paraparë paga prej 70.052 denarë me tetë orë punë në turnin e parë.

Për pozitën e koordinatorit të njësisë së performancës teknike të projektit, kandidati duhet të jetë inxhinier ndërtimi dhe parashihet pagë prej 65.029 denarë.

Koordinatori i njësisë për përgatitjen e projekteve do të ketë pagë mujore neto prej 60.005 denarë dhe për këtë pozitë kërkohet diplomë nga një nga fakultetet e shkencave shoqërore.

Në shpallje kërkohen edhe katër specialistë për shpronësimin e pronës. Për këtë pozicion kandidatët duhet të kenë mbaruar Fakultetin e Shkencave shoqërore. Edhe ata do të punojnë 40 orë në javë, ndërsa do të marrin pagë bazë prej 45.045 denarë.

Në shpalljen kërkohet një përkthyes dhe një “reporter” për projektin për pagë prej 45.045 denarë, si dhe dy administratorë që mund të kenë arsim të mesëm, ndërsa do të marrin pagë neto prej 30.000 denarë.

Për pagë prej 30.000 denarë kërkohen edhe dy vozitës me arsim së paku të mesëm.

Inxhinierët e ndërtimit me tre vite përvojë mund të aplikojnë për pesë vende pune të parashikuara në konkurs. Specialist për investime dhe ndërtim rrugësh për pagë prej 55.037 denarë. Kjo pagë është e dedikuar edhe për pozitat urbanist, gjeodet, elektroinxhinier dhe inxhinier trafiku.

Më 2 shkurt të këtij viti, në Qeveri është nënshkruar një marrëveshje me IRD inzhinering italiane për mbikëqyrjen dhe këshilltar ligjor të transaksioneve për katër seksionet e autostradës me gjatësi mbi 120 kilometra në korridoret 8 dhe 10d. Duhet të ndërtohen autostradat e Korridorit 8: Trebenishtë - Strugë - Qafasan (22,5 kilometra), Gostivar - Bukojçan (30,1 kilometra), Tetovë - Gostivar (27 kilometra) dhe seksioni Prilep - Manastir (43,4 kilometra) nga Korridori 10. - d.

Projekti për ndërtimin e seksioneve do t'i kushtojë shtetit 1,3 miliardë euro.

Këto ditë Kuvendi po debaton për ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës të propozuar nga një grup deputetësh, ku parashikohet që punëtorët në projekte me rëndësi për shtetin të angazhohen në punë jashtë orarit më të gjatë se sa parashikon ligji, pra të punojnë 60 orë gjatë javës. ls/

Foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR