NP "Rrugët e Maqedonisë": Pas pastrimit të shembjes normalizohet komunikacioni në autostradën Shkup-Veles para tuneleve në Bashino Selo
- Shërbimi kujdestar i NP "Rrugët e Maqedonisë" në mëngjes rreth orës 7 pas informacionit të marrë për një kohë të shkurtër i pastroi shembjet e vogla të shkëmbit të rënë në autostradën Shkup-Veles, para tuneleve në Bashino Selo, informon për MIA-n, Bozhidar Cvetkovski udhëheqës teknik i Filiales së NP "Rrugët e Maqedonisë".
- Post By Sara Ademi
- 15:13, 27 tetor, 2025
Veles, 27 tetor 2025 (MIA) - Shërbimi kujdestar i NP "Rrugët e Maqedonisë" në mëngjes rreth orës 7 pas informacionit të marrë për një kohë të shkurtër i pastroi shembjet e vogla të shkëmbit të rënë në autostradën Shkup-Veles, para tuneleve në Bashino Selo, informon për MIA-n, Bozhidar Cvetkovski udhëheqës teknik i Filiales së NP "Rrugët e Maqedonisë".
Ai njëherit me fotografi nga terreni përgënjeshtron disa media të cilat në mëngjes raportuan për shembje të mëdha të shkëmbit në këtë pjesë të autostradës Shkup-Veles në Bashino Selo.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informuan se pas pastrimit të shembjes, sërish është normalizuar komunikacioni në të dy korsitë në autostradën Shkup-Veles para tuneleve në Bashino Selo. Për shkak të shembjes së korsisë së majtë të autostradës, komunikacioni një kohë të shkurtër zhvillohej vetëm në korsinë e djathtë të rrugës. sa/
Foto: "Rrugët e Maqedonisë"