• e hënë, 08 korrik 2024

NP "Higjiena Komunale" Shkup largoi deponinë e egër në Veri të Shkupit

NP

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup pastruan deponin e madhe të egër që ndodhej në bulevardin Bosna dhe Hercegovina, në afërsi të parkingut në stacionin Hekurudhor në lagjen Veri të Shkupit.

Nga NP "Higjiena Komunale" Shkup informojnë se janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, ndërtimore dhe të përziera.  ar/

Foto: NP Higjiena Komunale Shkup 

 

QËNDRONI TË LIDHUR