• e diel, 22 dhjetor 2024

Novak - Pendarovski: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE ka rol kyç për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, Hungaria do të ndihmojë për përshpejtimin e procesit

Novak - Pendarovski: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE ka rol kyç për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, Hungaria do të ndihmojë për përshpejtimin e procesit

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE vlerësojmë se ka rol të rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe stabilitetin e gjithë Evropës, porositi sot presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Presidentja hungareze Novak në konferencën e përbashkët për media me presidentin Stevo Pendarovski, shfaqi shpresë se Hungaria do të mund të ndihmojë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Novak, përveç për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, foli edhe për luftën në Ukrainë, luftën kundër emigrimit të paligjshëm për çka theksoi se 30 policë hungarezë po shërbejnë në kufirin Maqedoni e Veriut - Greqi, çështjet e demografisë dhe shkëmbimit të përvojave të cilat i bën Hungaria për mbështetje të familjeve, si dhe për shkëmbim të vlerave kulturore.

“Vlerësojmë se është e padrejtë që Maqedonia e Veriut duhet të durojë vonesa dhe jemi të vetëdijshëm se nëse ky proces nuk mund të vazhdojë ashtu si duhet, do të paraqitet pesimizmi në lidhje me anëtarësimin", theksoi Novak.

Ne, theksoi Novak, e dënojmë agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe jemi të qëndrimit për mosshkelje të sovranitetit. 

"Lufta solli shumë probleme dhe për këtë do të donim sa më shpejtë ndërprerje të zjarrit dhe të gjendet model i paqes dhe në atë mënyrë në afat të gjatë të sigurohet siguria e Evropës", deklaroi Novak. 

Bashkëpunimi dypalësh, Novak vlerësoi se në kohën e fundit po përparon mirë dhe shfaqi shpresë se vizita e saj do të kontribuojë që marrëdhëniet dypalëshe të zhvillohen në atë drejtim.

Presidenti Pendarovski, porositi se pas 20 viteve kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti hungarez në vendin tonë. 

"Hungaria është një nga anëtaret më të zëshme dhe më aktive të BE-së në mbështetjen e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vend i cili luajti rol të rëndësishëm në vendimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut", porositi Pendarovski. 

 Në takim, Pendarovski tregoi se është siguruar se mbështetja do të vazhdojë dhe se Hungaria e konsideron zgjerimin si një nga politikat më strategjike të BE-së, me mbështetje politike dhe këshillimore do të vazhdojë të promovojë integrimin e Maqedonisë. “Me Hungarinë kemi një bashkëpunim ekonomik dinamik, i cili është në një trend rritës. Hungaria është në mesin e dhjetë partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë, me shkëmbim tregtar vitin e kaluar prej gati gjysmë miliardë eurosh dhe me trend të vazhdueshëm të suficitit nga pala maqedonase”, theksoi Pendaroski.

 Në kuadër të vizitës, siç është njoftuar, Novak dhe Pendarovski në kishën "Shën Spas" në Shkup do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit. fc/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR