• e shtunë, 23 nëntor 2024

Notarja sllovake e humbi vetëdijen pas garës në 200 metra stil i përzier

Notarja sllovake e humbi vetëdijen pas garës në 200 metra stil i përzier

Paris, 2 gusht 2024 (MIA) - Notarja sllovake Tamara Potoçka është nën mbikëqyrje mjekësore pasi u rrëzua pa ndjenja pas garës në 200 metra stil i përzier në Lojërat olimpike në Paris.

Potoçka (21) përfundoi në vendin e shtatë, të parafundit në garën e tretë me kohë prej 2:14.20, 4,3 sekonda pas fitueses Samer Mekintosh nga Kanada.

Pak kohë pas daljes nga pishina, Potoçka ra, për të cilin shkak nevojitej intervenim i ekipit mjekësor në "Difens Arena".

Notarja me barela dhe me maskë për oksigjen u dërgua në spitalin e afërt për teste shtesë. 

Sipas organizatorëve, Potoçka ka qenë e vetëdijshme kur u dërgua me Ndihmën e shpejtë. bsh/

Foto: Federata sllovake e notit

QËNDRONI TË LIDHUR