• e hënë, 23 dhjetor 2024

Norvegjia i ka dërguar 26 milionë dollarë UNRVA-së për ndihmën e nevojshme për refugjatët në Gazë

Norvegjia i ka dërguar 26 milionë dollarë UNRVA-së për ndihmën e nevojshme për refugjatët në Gazë

Oslo, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ministri norvegjez i Punëve të Jashtme, Espen Bart Eide njoftoi se vendi i tij i ka dërguar 26 milionë dollarë UNRVA-së, agjencisë së KB-së e cila siguron ndihmë për refugjatët palestinezë. 

Më shumë se dhjetëra vende e suspenduan financimin e UNRVA-së pas akuzës se 12 anëtarë të personelit të agjencisë morën pjesë, në njëfarë mënyre, në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor. Ata janë larguar nga UNRVA dhe janë nën hetim. 

"Njerëzit në Gazë kanë uri. Shërbimet shëndetësore u shembën. Krahas të gjitha pasojave nga lufta, shumë persona vdesin nga sëmundjet ngjitëse dhe mungesa e mbrojtjes shëndetësore. Mbështetja jonë për përpjekjet e UNRVA-së është më e rëndësishme se kurdoherë", deklaroi ministrja norvegjeze për zhvillim ndërkombëtar Ana Beat Tvinereim. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR