Havier Milei, President i Argjentinës, në Budapest: Viktori ka vend qendror në kthimin e Evropës në rrugën e mirëfilltë
- Evropa nuk duhet të rishpikë veten, por duhet të rizbulojë veten, të kthehet në rrënjët e saj, të rikthejë besimin në historinë e saj dhe të lërë pas logjikën e fajit të përhershëm. Në këtë rrugë, Hungaria zë një vend qendror, ndërsa Viktor Orbani është bërë një nga zërat më të qartë dhe më të guximshëm në detyrën për ta rikthyer Evropën në rrugën e mirëfilltë. Pas disa javësh, populli hungarez do të flasë përsëri. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të qartë për atë që është me të vërtetë në pyetje. Ajo që do ta vendosë Hungaria do të jehojë në të gjithë Evropën, sepse kur një komb qëndron i vendosur kundër presioneve të korrektësisë politike, u tregon vendeve të tjera se është e mundur të rezistojnë dhe të fitojnë. Kur një komb vendos të mbrojë lirinë, familjet, kufijtë dhe traditat e tij, ai i përkujton vendet tjera, të anestetizuara nga inxhinierët e dekadencës, se ka ende kohë për të reaguar. Dhe kur një udhëheqës si Viktor Orban përfshihet në atë luftë pa kërkuar leje, ai bëhet një pikë e ndritshme për të gjithë ne që nuk pranojmë që fati i Perëndimit të drejtohet nga muzgu, tha Presidenti argjentinas Havier Milei të shtunën në Konferencën e së Djathës Evropiane në Budapest, ku Presidenti i SHBA-së Donald Tramp iu drejtua përmes videos, ndërsa MIA, fjalimin e Mileit e transmeton në mënyrë integrale
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:15, 23 mars, 2026
You need to login to view this page