• e hënë, 23 dhjetor 2024

Normalizohet komunikacioni në autostradën Shkup - Veles i cili ishte në ndërprerje për shkak të një aksidenti

Normalizohet komunikacioni në autostradën Shkup - Veles i cili ishte në ndërprerje për shkak të një aksidenti

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në autostradën Shkup - Veles, i cili ishte në ndërprerje për shkak të një aksidenti trafiku, është normalizuar, kumtoi LAMM.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR