Normalizohet komunikacioni drejt VK Bllacë, nga qarkoret Orman deri në Mirkovc dhe në rrugën e shpejtë Rankovc - Kriva Pallankë
- Post By Fitore Curri
- 07:28, 10 korrik, 2025
Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkup - GJP për VK Bllacë.
Siç informon sot në mëngjes LAMM, është normalizuar edhe komunikacioni në rrugën e shpejtë Rankovc - Kriva Pallankë në dy drejtimet. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s