• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme 5,44%, ndërsa e depozitave 1,96%

Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme 5,44%, ndërsa e depozitave 1,96%

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Në gusht të vitit 2024, norma mesatare e interesit e kredive të përgjithshme  arrin 5,44 për qind dhe është zvogëluar në nivel mujor dhe vjetor për 0,02 p.p. dhe 0,05 p.p. përkatëse. Norma mesatare e interesit e depozitave të përgjithshme ka shënuar edhe rritje vjetore prej 0,03 p.p. dhe 0,41 p.p., përkatësisht arrin 1.96 për qind,  njoftoi Banka popullore.

Tek norma mesatare e interesit e kredive të sapomiratuara, në gusht është realizuar rënie mujore dhe vjetore prej 0.08 p.p. dhe 0.49 p.p. përkatëse dhe arrin 5.04 për qind. Norma mesatare e interesit e depozitave të sapopranuar, në gusht është zvogëluar për 0.33 p.p. në bazë mujore dhe arrin 2.43 për qind, gjatë rritjes vjetore prej 0,26 p.p.

Norma e interesit e kredive të sapomiratuara në sektorin korporativ, këtë muaj arrin 4.90 për qind dhe shënon rënie mujore prej 0.06 p.p. Analizar sipas valutave, rënia është rezultat i normave të interesit të zvogëluar të kredive në valutën e huaj dhe në kreditë e denarit pa klauzolë valutore (për 0,023 p.p. dhe 0,12 p.p.) ndërsa norma e interesit e kredive në denar me klauzolë valutore shënojnë rënie (për 0,79 p.p.). Krahasuar në bazë vjetore, kjo normë e interesit është më e ulët për 0.83 p.p).

Tek normat e interesit mesatare të kredive të sapomiratuara të amvisërive, në gusht është vërejtur rënie mujore prej 0.06 p.p. dhe arrin 5,28 për qned.

Analizuar në bazë vjetore, norma e interesit e kredive të sapomiratuara e amvisërive është rritur për 0,04 p.p. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR