• e shtunë, 06 korrik 2024

Noer me komplimente për Hari Kejn: Ai është fenomen

Noer me komplimente për Hari Kejn: Ai është fenomen

Mynih, 10 nëntor 2023 (MIA) - Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Noer, deklaroi se ndihet krenar që është koleg në klub me futbollistin anglez, Hari Kejn.

Sulmuesi anglez këtë verë erdhi në Bajern nga Totenhemi dhe deri tani ka shënuar 15 gola në 10 ndeshje, duke barazuar kështu rekordin e legjendës së klubit Gerd Miler në sezonin 1968-69.

"Ai është fenomen dhe ndihemi krenarë që luan për ekipin tonë", tha Noer. 

Kejn këtë sezon dy herë shënoi het-trik, kundër Darmshtad dhe Borusia Dortmund, ndërsa të mërkurën ishte golashënues i dyfishtë në fitoren e Bajernit kundër Galatasarajit me rezultatin 2:1 në Ligën e kampionëve, me çka kampioni gjerman e kaloi fazën e grupeve.

"Që në fillim thash se personaliteti dhe karakteri i Harit do t'u ndihmojë lojtarëve rreth tij që të jenë më të mirë”, tha trajneri i Bajernit, Tomas Tuhel. si/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR