• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhen kërkesat për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit

Nënshkruhen kërkesat për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, informuan sot nga Ministria e Drejtësisë.

Siç sqarojnë nga Ministria, kërkesat, pasi të përkthehen, do t'i përcillen Ministrisë së Jashtme për përpunim të mëtejshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas Sheval Muaremit, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar, i dyshuar për disa krime, Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, i cili është publikuar edhe në faqen e Ministrisë.

Në janar të këtij viti janë ngritur kallëzime penale për 16 persona të cilët dyshohen për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, vrasje dhe tentativë vrasjeje. Të gjithë ata ishin anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar, i cili drejtohej nga Muaremi (46) nga fshati Gërçec. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR