• e diel, 23 qershor 2024

Njeriu i parë i La ligës konfirmon transferimin e Mbapes te Real Madridi

Njeriu i parë i La ligës konfirmon transferimin e Mbapes te Real Madridi

Madrid, 14 maj 2024 (MIA) - Sulmuesi francez Kilian Mbape nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Real Madrid, paralajmëroi sot kryetari i ligës së futbollit spanjoll Havier Tebas në intervistën për gazetën argjentinase Ole. 

"Mbape sezonin e ardhshëm do të luaj për Real Madridin. Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë, por Real Madridi ka edhe Xhud Belingamin dhe Vinisiusin. Do të kenë ekip të shkëlqyer, por kjo nuk e garanton titullin spanjoll", tha Tebas. 

Mbape para disa ditëve zyrtarisht njoftoi se pas përfundimit të kampionatit do të largohet nga Pari Sen Zhermeni.

Mbape është pjesë e PSZH-së që nga sezoni 2017-2018. 

Me klubin parisian Mbape fitoi pesë tituj të kampionit në Francë. qa/

Foto: "X"

 

QËNDRONI TË LIDHUR