• e hënë, 23 dhjetor 2024

Njeriu i parë i Bankës Botërore: Rimëkëmbja e ekonomisë ukrainase do të kushtojë 411 miliardë dollarë

Njeriu i parë i Bankës Botërore: Rimëkëmbja e  ekonomisë ukrainase do të kushtojë 411 miliardë dollarë

Uashington, 12 prill 2023 (MIA) - Banka Botërore është e gatshme të bëjë pjesën e saj në rindërtimin e Ukrainës pas shkatërrimit të invadimit  rus, por institucionet financiare ndërkombëtare vetë nuk mund të sigurojnë shumën e plotë, prandaj duhet të përfshihen edhe vendet e Evropës Perëndimore, deklaroi mbrëmë kryetari i Bankës Botërore, Dejvid Malpas.

Duke folur në takimin pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, Malpasi theksoi se Banka Botërore ka luajtur një rol të madh në rindërtimin e industrisë evropiane të çelikut pas Luftës së Dytë Botërore dhe se mund të luajë një rol të ngjashëm edhe në Ukrainë. 

 "Shkatërrimi është i tmerrshëm," tha ai, duke cituar një vlerësim të fundit se rimëkëmbja e ekonomisë ukrainase do të kushtojë 411 miliardë dollarë, ose 2.6 herë më shumë se prodhimi bruto vendor   (PBV) i pritshëm i Ukrainës në vitin 2022.

Kjo shumë, të cilën e kanë llogaritur  nga Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Ukraina, është dukshëm më e lartë se vlerësimi prej 349 miliardë dollarësh të publikuar shtatorin e kaluar. 

Detyrimet e përgjithshme të Bankës Botërore në vitin 2022 arrin 75 miliardë dollarë, që është 50 për qind më shumë se mesatarja. 

 “Bashkimi Evropian ka burime të mëdha që mund të përfshihen”, tha Malpasi dhe shtoi se “banka është e gatshme ta luajë rolin e saj në rikonstruksion, por shuma për rikonstruksionin e sektorit të energjisë elektrike, rrugëve dhe hekurudhave është shumë më e madhe në krahasim me atë me bilancet e institucioneve financiare ndërkombëtare”.

 Ministrja ymerikane e Financave Xhenet Jelen dje përsëriti se Uashingtoni do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ajo tha se mbështetja nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian do të ishte e mjaftueshme për Ukrainën deri në fund të vitit, por nëse lufta vazhdon, Uashingtoni do të duhet të punojë me partnerët që të sigurojë mbështetje shtesë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR