• e martë, 24 dhjetor 2024

Njëzet parti aktive dhe të njohura për qytetarët, ndërsa 63 të regjistruara në Regjistrin e vetëm gjyqësor për partitë politike

Njëzet parti aktive dhe të njohura për qytetarët, ndërsa 63 të regjistruara në Regjistrin e vetëm gjyqësor për partitë politike

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Për disa muaj në vend do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Flitet për zgjedhje dhe kandidatë, si për president ashtu edhe për kryeministër, por tani për tani ato janë të lidhura ose “në hije” të ndryshimeve kushtetuese. Nëse gjithçka mbetet sipas kalendarit të parashikuar, këto do të jenë zgjedhjet e para parlamentare pas disa cikleve zgjedhore në terminin e rregullt. Megjithatë, varet nga vendimet e politikanëve nëse do të jetë vërtet kështu apo nëse do të kemi zgjedhje para afatit.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni u mbajtën në vitin 2020, e atëherë në zgjedhje, sipas të dhënave nga Instituti Parlamentar, në zgjedhje morën pjesë 50 parti politike, ndërsa vetëm 19 parti kishin deputetë në fillim të mandatit.

Основниот граѓански суд – Скопје, ги негира наводите дека во овој суд се одлагаат рочиштата поради превенција за ширење на болеста COVID 12 (коронавирус), информираат од Одделението за односи

Se sa parti do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme është ende herët të dihet, por deri më 21 shtator, në Regjistrin e Vetëm Gjyqësor të Partive Politike në Gjykatën Themelore Qytetare - Shkup janë regjistruar gjithsej 63 parti politike, dhe njëra është në procedurën e regjistrimit. Përveç Shkupit, parti politike mund të regjistrohet edhe në gjykatat në Tetovë, Shtip dhe Manastir. Megjithatë, të dhënat nga këto gjykata derdhen në Regjistrin e vetëm gjyqësor të partive politike.

Kush ka regjistruar parti?

Që nga pranvera e këndej, partitë kanë vërshuar vendin për takime me qytetarët. Fushatat zyrtarisht nuk lidheshin me zgjedhjet, por me mbështetjen dhe marrjen e mbështetjes nga qytetarët. Temat ishin dhe janë ndryshimet kushtetuese, respektivisht, e ardhmja e vendit në kontekstin e BE-së, por partitë nga bazat gjithashtu marrin njohuri për nevojat e qytetarëve për të përgatitur programet dhe ofertat e reja. LSDM, VMRO-DPMNE, BDI - e cila ishte ndër anëtarët për të konsoliduar partinë pas daljes së grupit të Izet Mexhitit, PLD, RDM, Besa, Aleanca e Shqiptarëve... janë vetëm disa nga partitë që kanë aktivitetet e tyre, riorganizohen ose konsolidojnë radhët para zgjedhjeve.

Pikërisht Mexhiti ishte në mesin e të parëve që paralajmëroi subjekt të ri politik, i ndjekur nga Afrim Gashi në bllokun shqiptar, e më pas Skënder Rexhepi. Në bllokun maqedonas, këtë e paralajmëroi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili formoi shoqatë, ndërsa u përmendën edhe emrat e personave të tjerë.

Sipas Regjistrit të Vetëm Gjyqësor të Partive Politike, në vend ka 63 parti aktive politike, e deri më 21 shtator të këtij viti është parashtruar një kërkesë për regjistrimin e partisë politike në regjistrin gjyqësor të partive politike dhe lënda është ende duke u përpunuar. Sipas informacioneve nga Gjykata, të gjitha këto parti politike janë aktive, megjithëse për disa prej tyre publiku mund të mos ketë dëgjuar kurrë ose ne zbulojmë se ato ekzistojnë para dhe vetëm për zgjedhje.

Градоначалникот на општина Куманово Макрим Димитриевски апелира до граѓаните на максијмално почитување на мерките за заштита, укажувајќи дека информациите на Општински штаб за заштита и спасу

Gjegjësisht, 63 partitë janë: Alternativa e Re, LSDM, Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, VMRO-DPMNE, Partia Socialiste, Partia e Veprimit Demokratik të Maqedonisë, Aleanca Maqedonase, PLD, Aleanca e Romëve të Maqedonisë, Partia Bujqësore e Punëtorëve të Republikës së Maqedonisë, Bashkimi Demokratik, Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni, Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni, Partia e Vllahëve të Maqedonisë, Partia Progresive Serbe në Maqedoni, Maqedonia e Bashkuar, Bashkimi Demokratik i Vllahëve të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim, Bashkimi Radikal i Përhershëm Maqedonas-TMRO, Forcat

Demokratike të Romëve, Partia VMRO-Popullore, PRSD, Partia Komuniste e Maqedonisë - Forcat e Titos, Rilindja Demokratike e Maqedonisë, Partia Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Social Demokratik, Partia e Demokratëve të Bashkuar të Maqedonisë (PODEM), Të Bashkuar për Maqedoninë, Partia e Re Liberale, Lëvizja për Unitetin Kombëtar të Turqve, Ringjallja Demokratike Kombëtare (NDP), Dinjiteti, Partia Demokratike e Romëve, Partia e Pensionistëve, Krahu i Djathtë, Partia e Punëtorëve, Organizata Qytetare për Maqedoninë (GROM), Partia e Bashkuar për Barazinë e Romëve, Partia Serbe e Maqedonisë, Partija për Rendin Social dhe Ekonomik (POEN), Romët e Bashkuar nga Maqedonia, Besa, Aleanca e Shqiptarëve, E Majta, Aksioni Maqedonas, Zëri për Maqedoninë, Bashkimi Demokratik Boshnjak, Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi, Demokratët, Partia Konservatore Maqedonase - Integra, Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve, Alternativa, Partia për Emancipim të Plotë të Romëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Demokratik Qendror, Partia Yte, Maqedonia e Mëmëdheut, Epoka e tretë Maqedonase / Listat e Pavarura Maqedonase, Lëvizja për Demokraci, të Drejta dhe Liri, Opra Roma, Koncepti Maqedonas i Partisë Politike, Lëvizja Qytetare Evropiane, Partia Demokratike Evropiane dhe Partia Demokratike Evropiane - Partia Demokratike (EDP-PDE).

Mijëra nënshkrimi për parti të re politike

Partitë politike janë të barabarta para Kushtetutës dhe ligjit. Atyre u garantohet liria dhe pavarësia në veprimin dhe në përcaktimin e strukturës së tyre të brendshme, qëllimeve dhe zgjedhjes së formave dhe metodave demokratike të veprimit. Në organizimin e tyre të brendshëm, ata mund të formojnë qendra hulumtuese-analitike partiake, dhe në organizimin e tyre të brendshëm, partitë politike nuk mund të formojnë struktura ushtarake ose paraushtarake.

Ligji ekzistues përcakton që një parti politike mund të themelojnë të paktën 1.000 qytetarë të vendit, të cilët kanë të drejtë vote dhe që kanë dhënë nënshkrimin e tyre për themelimin e vetëm një partie politike.

Anëtar i një partie politike mund të jetë çdo qytetar i rritur dhe i aftë, i cili do të japë nënshkrimin e tij/saj për anëtarësim vullnetar në partinë politike. Partia politike është e detyruar që para skadimit të çdo katër viteve nga data e regjistrimit të paraqesë në gjykatën themelore nënshkrime të dhëna individualisht të vërtetuara para noterit publik me një numër nënshkrimesh të nevojshme për themelimin e partisë politike. Nëse kjo nuk ndodh, Gjykata njofton partinë dhe nëse nuk riregjistrohet brenda afatit të përcaktuar me ligj, Gjykata Themelore merr vendim sipas detyrës zyrtare për fshirjen e partisë politike nga regjistri gjyqësor dhe pas hyrjes në fuqi të vendimit njofton Gjykatën Themelore Shkup II - Shkup me qëllim të fshirjes së partisë politike dhe nga Regjistri i Vetëm Gjyqësor i Partive Politike.

Partia politike pushon së ekzistuari me fshirjen nga Regjistri Gjyqësor kur partia politike paraqet një kërkesë për të, në bazë të një vendimi të formës së prerë për fshirjen e partisë politike nga Regjistri Gjyqësor, të miratuar nga Gjykata, kur partia politike ndalohet të veprojë me vendim të formës së prerë, kur organi i përcaktuar nga statuti i partisë politike merr vendim për bashkim me një parti tjetër politike, kur numri i anëtarëve të partisë politike zvogëlohet, pra kur ajo ka më pak se një mijë anëtarë, si dhe kur Gjykata Kushtetuese përcakton se programi ose statuti i partisë politike nuk përputhet me Kushtetutën.

Nga viti 1990 deri në vitin 2020, ka pasur dhjetë zgjedhje parlamentare

155 parti politike morën pjesë në zgjedhjet parlamentare që nga pavarësia deri në vitin 2020 dhe u zgjodhën 874 deputetë nga 51 parti të ndryshme politike.

Северна Македонија ќе има избори во 2024 година, прво ќе имаме претседателски, а потоа и парламентарни избори. На тие избори ќе се случи истото што се случи и во општината Маврово Ростуше, ко

Historikisht, më së shumti parti politike në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë në vitet 2016 dhe 2002 nga 53, e më së paku në vitin 1998 - vetëm 23.

Sipas të dhënave nga Instituti Parlamentar, në vitin 1990 në zgjedhjet parlamentare morën pjesë 24 parti, e në Kuvend u përfaqësuan dhjetë, në vitin 1994 morën pjesë 38 parti, e dhjetë kishin deputetët e tyre në Kuvend, në vitin 1998 u paraqitën 23 parti në zgjedhje, ndërsa u zgjodhën 13 parti politike, në vitin 2002 morën pjesë 53 parti, ndërsa 19 u përfaqësuan në Kuvend, në vitin 2006 morën pjesë 41 parti, ndëra 20 u përfaqësuan në Kuvend, në vitin 2008 morën pjesë 38 parti, por vetëm 18 u përfaqësuan në Kuvend, në vitin 2011 dolën 51 parti politike në zgjedhje, ndërsa 20 hynë në Kuvend, në vitin 2014 morën pjesë 44 parti, ndërsa 15 hynë në Kuvend, në vitin 2016 ishin 53 parti, ndërsa 21 u përfaqësuan në Kuvend, në vitin 2020 morën pjesë 50 parti politike, ndërsa 19 prej tyre morën pjesë në Kuvend.

Да се искористи олабавувањето на коронавирусот и стабилизацијата на пандемијата и да се оди на избори во средината на јуни е ставот на претседателите на партиите од коалицијата „Можеме“ предв

Zgjedhjet parlamentare në vend janë mbajtur mesatarisht çdo tre vjet e katër muaj. Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në zgjedhjet parlamentare ishte në vitin 1990 me 84.8 për qind, ndërsa pjesëmarrja më e ulët ishte në vitin 2020 me 51.3 për qind. Mesatarisht, nga viti 1990 deri në vitin 2020 në votime shkuan 66,6 për qind e votuesve.

Deri më tani, ka pasur tre lloje të sistemeve zgjedhore: në vitin 1990 dhe 1994, ka pasur një sistem zgjedhor me shumicë në dy raunde; në vitin 1998, ka pasur një sistem zgjedhor të përzier; e nga viti 2002 deri në vitin 2020, një sistem zgjedhor proporcional me lista partiake.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR