• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Njëmbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga aksidenti në Itali janë lëshuar në shtëpi pas marrjes së ndihmës mjekësore

Njëmbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga aksidenti në Itali janë lëshuar në shtëpi pas marrjes së ndihmës mjekësore

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) përmes ambasadës në Romë mori informacione se pas ndihmës  mjekësore përkatëse për lëndime të lehta  në një spital në qytetin e San Benedeto del Tronto, 11 udhëtarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme janë lëshuar   në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. 

Soç njoftoi MPJ-ja, udhëtari i 12-të, shtetas i yni gjendet në spital në Ankona, ku gjatë ditës do të ketë intervenim kirurgjikal për lëndimet e marra në këmbë dhe dorë. 

"Ministria përmes Ambasadës në Romë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit", thuhet në njoftimin e MPJ-së.

 

Në autostradën mes qyteteve Askoli Piçeno dhe Ankona në Itali dje ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një autobus i një agjencie udhëtimi nga Maqedonia e Veriut, ku në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi i autobusit R. I (1965) shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë lënduar lehtë 12 pasagjerë, po ashtu shtetas tanë.

MPJ-ja përmes Ambasadës në Romë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institusionet kompetente italine, të cilët punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s, ANSA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR