• e premte, 05 dhjetor 2025

Një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë tetëkatëshe në Paris, 180 zjarrfikës në terren

Një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë tetëkatëshe në Paris, 180 zjarrfikës në terren

Paris, 15 korrik 2025 (MIA) – Një zjarr i madh shpërtheu sot në një ndërtesë tetëkatëshe në Paris, ndërsa rreth 180 zjarrfikës po bëjnë përpjekje ta vendosin flakën nën kontroll, njoftuan mediat franceze. 

Sipas informacioneve fillestare, askush nuk është lënduar në zjarr, njoftoi stacioni televiziv BFM. 

Sipas autoriteteve të qytetit, ndërtesa është në ndërtim e sipër, ndërsa të gjithë të punësuarit ishin evakuuar shpejt. Gjashtëdhjetë automjete zjarrfikëse marrin pjesë në shuarjen e zjarrit, njoftoi shërbimi zjarrfikës. 

Sipas administratës së qytetit, zjarri shpërtheu në ndërtesën e quajtur “Mesizhe” në rrugën Sharol. 

"Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje ta vënë zjarrin nën kontroll. Ju lutemi shmangni zonën", njoftuan autoritetet e qytetit. Anëtari i Këshillit të Qytetit, Emanuel Gregoar, falënderoi zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë.

Gregoar, i cili kandidon për kryetar të Parisit, shtoi se zjarri shpërtheu në një ndërtesë në ndërtim e sipër. Ndërsa duhej të përfundonte në tetor. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR