• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një vetvrasës me bombë hodhi vetën në ajër para ndërtesës së policisë në Ankara

Një vetvrasës me bombë hodhi vetën në ajër para ndërtesës së policisë në Ankara

Ankara, 1 tetor 2023 (MIA) - Në Ankara sot ka  pasur sulm terrorist kur një vetëvrasës me bombë ka aktivizuar një pajisje shpërthyese në afërsi të ndërtesës së policisë, transmetuan mediat turke. 

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, deklaroi se "një terrorist e hodhi veten në ajër, ndërsa i dyti është neutralizuar" në sulmin terrorist ndaj selisë së policisë kombëtare turke në kryeqytetin Ankara.

Jerlikaja shkroi në një postim në rrjetet sociale se terroristët iu afruan ndërtesës së policisë me një automjet të lehtë komercial dhe se njëri prej tyre e ka aktivizuar pajisjen shpërthyese dhe hodhi veten në erë, ndërsa i dyti, shtoi ai, u "neutralizua" në shkëmbimin e zjarrit me policinë që pasoi, ku u plagosën lehtë edhe dy policë. fc/

Fotografia: Anadollia

QËNDRONI TË LIDHUR