Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit
- – Një trup i pajetë sot pasdite rreth orës 14 është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, para plazhit të bregut të qytetit në Ohër.
- Post By Fitore Curri
- 15:31, 19 qershor, 2025
Ohër, 19 qershor 2025 (MIA) – Një trup i pajetë sot pasdite rreth orës 14 është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, para plazhit të bregut të qytetit në Ohër.
Informacionin e konfirmoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, i cili theksoi se mbi trup nuk ka pasur shenja të dhunës.
Vendi është siguruar dhe po vijon hetimi i cili duhet t’i konfirmojë shkaqet për ngjarjen tragjike dhe rrethanat që e shkaktuan këtë.
Në vendin e ngjarjes ishte thirr ekipi i Shërbimit të ndihmës mjekësore urgjente, i cili vetëm ka konstatuar vdekjen. fc/
Foto: MIA