• e martë, 05 nëntor 2024

Një tërmet i fortë e goditi Tajvanin

Një tërmet i fortë e goditi Tajvanin

 Taipei, 8 prill 2024 (MIA) - Një tërmet me intensitet  prej 4,9 ballë të shkallës Rihter ka goditur Tajvanin, njofton EMSC.

 Tërmeti është regjistruar në orën 13 e 9 minuta sipas kohës lokale.

 Tani për tani nuk ka infpormacione për të lënduar apo dëm material.

 Një tërmet me intensitet  prej 7.4 ballë të shkallës Rihter javën e kaluar gjithashtu e goditi këtë ishull dhe që atëherë toka nuk ka pushuar së lëkunduri.

 Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve nga tërmeti i javës së kaluar është rritur në 13, ndërsa më shumë se 1.100 persona janë lënduar, kumtuan autoritetet tajvaneze.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR