• e martë, 09 korrik 2024

Një shtetas i huaj i kërkuar nga Interpoli arrestohet për shkak të falsifikimit të pasaportës

Një shtetas i huaj i kërkuar nga Interpoli arrestohet për shkak të falsifikimit të pasaportës

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dje gjatë kontrollit të pasaportës ndaj G.R.H.A (52) nga Holanda është konstatuar se në procesverbalin operativ për të ka kërkesë nga Interpoli. Poashtu ka ekzistuar dyshim se pasaporta holandeze të cilin e ka paraqitur për kontroll ka qenë e falsifikuar.

Siç ka kumtuar MPB-ja me të është zhvilluar bisedë ku ka deklaruar se pasaportën holandeze e ka blerë në Republikën e Turqisë, ndërsa pasaportën iraniane e ka dhënë në këmbim të atij holandez.

Ai është arrestuar dhe u është dorëzuar nëpunësve të policisë për procedurë të mëtejshme. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR