Një shofer nga "Shtëpia e Shëndetit" - Berovë, arrestohet për shkak të drogës
- Nëpunës policorë të SP Vinicë në koordinim me SP Berovë, mbrëmë rreth orës 22, në rrugën "Vëllezërit Milladinov" në Vinicë, kanë privuar nga liria shoferin B.R. (29) nga Berova për shkak se gjatë kontrollit te ai është gjetur drogë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:09, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Nëpunës policorë të SP Vinicë në koordinim me SP Berovë, mbrëmë rreth orës 22, në rrugën "Vëllezërit Milladinov" në Vinicë, kanë privuar nga liria shoferin B.R. (29) nga Berova për shkak se gjatë kontrollit te ai është gjetur drogë.
Siç bëri të ditur sot MPB, ai është ndaluar derisa drejtonte automjetin "dacia sandero" me targa të Berovës, në pronësi të ISHP "Shtëpia e Shëndetit" - Berovë.
Gjatë kontrollit te ai është gjetur drogë. Pas njohurive të marra operative dhe pas urdhrit të prokurorit publik nga PTHP Koçan, kundër B.R, është ngritur procedurë përkatëse.
Foto: Arkivi i MIA-s