• e diel, 22 dhjetor 2024

Një shkupjan është akuzuar për vrasjen e gjyshes së tij

Një shkupjan është akuzuar për vrasjen e gjyshes së tij

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Pas procedurës së kryer hetimore, prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup sot ka parashtruar aktakuzë kundër një shkupjani 28-vjeçar për veprën penale "vrasje", kumtoi Prokuroria themelore publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës familjare në shtëpinë familjare në bulevardin "Vidoe Smilevski Bato" në Shkup, i akuzuari me paramendim e ka privuar nga jeta gjyshen e tij. Derisa viktima ka qenë duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godasë në kokë dhe trup dhe më pas e ka ngulfatur", sqarohet në kumtesë.

Prokurori publik në Gjykatën themelore publike Shkup ka parashtruar edhe propozim për vazhdim të masës së caktuar paraprake kundër të akuzuarit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR