• e shtunë, 12 tetor 2024

Një seri prej 49 tërmetesh në rajonin e Napolit, më i madhi në 40 vitet e fundit

Një seri prej 49 tërmetesh në rajonin e Napolit, më i madhi në 40 vitet e fundit

Romë, 21 maj 2024 (MIA) - Një seri prej 49 tërmetesh u regjistruan mbrëmë në afërsi të Napolit, në Italinë jugore, pa dëme të mëdha materiale, por shkaktuan panik në popullatë, njoftuan autoritetet lokale. 

Серија од 49 земјотреси во регионот на Неапол, најголем број во последните 40 години

Sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë, kjo është seria më e madhe e tërmeteve në 40 vitet e fundit.

Tërmet me magnitutë prej 4,4 ballë është regjistruar në orën 20 e 10 minuta me thellësi prej 2,5 kilometra, njofton Instituti. 

Disa minuta më herët ka ndodhur një tërmet me magnitudë 3.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, vijuar nga dhjetëra pasgoditje.

Instituti njoftoi se një seri tërmetesh kanë filluar mbrëmë saktë në orën 19 e 51 minuta në fushat flegrane pranë Napolit e cila është një zonë vullkanike në Itali. 

Në atë zonë të tërmetit jetojnë rreth gjysmë milionë njerëz, ndërsa për sot është paralajmëruar mbyllja e shkollave, ndërsa qendrat e pritjes janë hapur dhe tendat janë vendosur në disa parkingje.

Fushat flegrane, shpërthimi i të cilit 40,000 vjet më parë ndikoi në klimën e planetit po shqetëson banorët dhe shkencëtarët vendas për shkak të rifillimit të aktivitetit të tyre për shkak të gazrave që çliron magma, e cila ndikon në plasaritjen e sipërfaqes së tokës.

Skenari i një katastrofe, gjegjësisht hedhja e llavës, hirit dhe gurëve janë me gjasa të vogla, megjithatë në të ardhmen e afërt, thonë ekspertët. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR