Një rimorkio e përmbysur e bllokoi rrugën Istibanja - Makedonska Kamenica, ndërpritet komunikacioni
- Në aksin rrugor Istibanja - Makedonska Kamenica, në afërsi të restorantit "Savaro", pasdite rreth orës 18 është përmbysur një rimorkio e kamionit. Komunikacioni është në ndërprerje, pritet një vinç, me të cilin rimorkio e përmbysur dhe e thyer do të hiqet nga rruga.
- Post By Besnik Shuki
- 21:04, 14 korrik, 2025
Koçan, 14 korrik 2025 (MIA) - Në aksin rrugor Istibanja - Makedonska Kamenica, në afërsi të restorantit "Savaro", pasdite rreth orës 18 është përmbysur një rimorkio e kamionit. Komunikacioni është në ndërprerje, pritet një vinç, me të cilin rimorkio e përmbysur dhe e thyer do të hiqet nga rruga.
Nga SPB Shtip e konfirmuan rastin dhe informuan se në vendin e ngjarjes u dërgua një ekip inspektues, që duhet t'i konfirmojë rrethanat, në të cilat ndodhi përmbysja e rimorkios.
Deri në përfundimin e ekspertizës, automjetet riorientohen drejt akseve alternative rrugore. bsh/
Foto: MIA