Një revistë braziliane e pagoi kaucionin për Alveshin në këmbim për material ekskluziv
- Kaucioni prej një milion euro që ndihmoi ish-mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alvesh të dalë nga burgu, është siguruar nga një revistë e famshme braziliane, njofton "Mundo Deportivo".

Barcelona, 1 prill 2024 (MIA) - Kaucioni prej një milion euro që ndihmoi ish-mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alvesh të dalë nga burgu, është siguruar nga një revistë e famshme braziliane, njofton "Mundo Deportivo".
Në këmbim, revista do të marrë materiale ekskluzive për jetën e Alveshit. Është planifikuar të bëhet një intervistë në formatin e një video dokumentari, në të cilën do të theksohet historia e ish-futbollistit.
Më 25 mars, Alvesh doli nga burgu me kaucion prej 1 milion eurosh. U publikua se brazilianit 40-vjeçar do t'i merret pasaporta dhe do të duhet të paraqitet në gjykatë një herë në javë.
Më 22 shkurt, gjykata në Barcelonë e dënoi 40-vjeçarin Alvesh me 4,5 vjet burg për përdhunimin e një vajze në një klub nate në kryeqytetin katalanas në vitin 2022. ls/
Foto: EPA