Një punëtor nga Koçani u lëndua dhe ndërroi jetë në fabrikën në rajonin e Gazi Babës
- Një punëtor 57-vjeçar nga Koçani sot u lëndua dhe ndërroi jetë në qarkun e një fabrike në rajonin e komunës së Gazi Babës.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:13, 12 korrik, 2023

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Një punëtor 57-vjeçar nga Koçani sot u lëndua dhe ndërroi jetë në qarkun e një fabrike në rajonin e komunës së Gazi Babës.
"Sot (12.07.2023) në SPB Shkup është paraqitur se në orën 13:35 në qarkun e fabrikës në rajonin e Gazi Babës, V.K.(57) nga Koçani derisa kryente detyrat e punës për një ndërmarrje nga Shtipi, është lënduar dhe ka ndërruar jetë. Ng ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekja", thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n.
Për ngjarjen është njoftuar inspektorati i punës dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion. Është kryer ekspertizë nga ana e ekipit të SPB Shkup. ab/
Foto: МIА arkivi