Një pjesë e Çairit pa ujë
- – Pa ujë sot prej orës 09:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Çellopek” dhe numër „157“ në Komunën Çair.
- Post By Fitore Curri
- 07:43, 31 tetor, 2025
Shkup, 31 tetor 2025 (MIA) – Pa ujë sot prej orës 09:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Çellopek” dhe numër „157“ në Komunën Çair.
Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja në furnizimin me ujë është për shkak të një defekti të F – 150 milimetra në udhëkryqin ndërmjet rrugëve “Çellopek” dhe numër „157“.
Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të jetë i ndalur deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s