• e premte, 27 shtator 2024

Një person humbi jetën, tre të tjerë janë lënduar në një aksident në autostradën Negotinë – Demir Kapi

Një person humbi jetën, tre të tjerë janë lënduar në një aksident në autostradën Negotinë – Demir Kapi

Negotinë, 20 korrik 2023 (MIA) - Një person humbi jetën, tre të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në autostradën Negotinë - Demir Kapi, kur një makinë me targa të Gjermanisë ka dalë nga rruga.

Nga Ndihma e Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit të Negotinës konfirmuan për MIA-n se një person ka ndërruar jetë, një person i lënduar është transferuar në spitalin e Velesit, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Kavadarit ku ju janë nënshtruar ekzaminimeve.

 Zëdhënësi në SPB Veles, Risto Samarxhiev, i ka konfirmuar informacionet për aksidentin për MIA-n dhe paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR