• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një person fizik dhe një juridik do të përgjigjen për keqpërdorimin e të dhënave personale të tre mjekëve

Një person fizik dhe një juridik do të përgjigjen për keqpërdorimin e të dhënave personale të tre mjekëve

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën kompetente ka dorëzuar Propozimin për dhënien e urdhëresës ndëshkuese kundër një personi fizik dhe një juridik, të cilët akuzohen për tre vepra penale "keqpërdorim të të dhënave personale".

"I pandehuri 34 vjeçar, si person përgjegjës në personin juridik, në periudhën nga nëntori i vitit 2022 deri në prill të vitit 2023, në kundërshtim me kushtet e konfirmuara të nenit 10 dhe nenit 96 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, pa pëlqimin e tre mjekëve të dëmtuar, i ka shfrytëzuar të dhënat e tyre personale - fotografi, emër dhe mbiemër për shitje onlajn të dy produkteve", citohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Nga Prokuroria theksojnë se të dhënat personale nga çdo mjek i dëmtuar janë keqpërdorur sikur të ishin duke përdorur autoritetin e tyre profesional t'i reklamojnë dhe rekomandojnë çajrat Parazol (Parazol) dhe Hipertea (Hypertea), të cilat në territorin e shtetit importoheshin dhe shpërndaheshin  nga personi juridik i akuzuar.

"Intervista dhe postime të rreme, të ndërmarra dhe të shpërndara në disa ueb faqe dhe rrjete sociale, me pohime shëndetësore dhe rekomandime mjekësore të rreme  për këto prodhime të cilat të dëmtuarit asnjëherë nuk i kanë dhënë, i pandehuri i ka përdorur për përdorim të paligjshëm  të të dhënave personale dhe marketing direkt", citohet në kumtesë.

Prokurori publik kompetent i propozoi Gjykatës që t'i shpallë fajtor dhe personin përgjegjës ta dënojë me gjobë të vetme prej 70 gjobave ditore me vlerë të gjobës ditore nga 30 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa personin juridik ta dënojë me dënim të vetëm prej 300.000 denarë.

Sipas propozimit të Prokurorisë, të pandehurit pas aktgjykimit do të duhet t'i kompensojnë shpenzimet e procedurës, ndërsa secili nga mjekët e dëmtuar do të ketë mundësi në procedurë civile të ushtrojë kërkesën pronësore-juridike për dëmin e shkaktuar me keqpërdorimin e të dhënave personale. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR