• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një person e ka humbur jetën, ndërsa nëntë janë lënduar në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit afër Gjevgjelisë

Një person e ka humbur jetën, ndërsa nëntë janë lënduar në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit afër Gjevgjelisë

Strumicë, 20 janar 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa nëntë janë lënduar në fatkeqësinë e mbrëmshme të komunikacionit, që ka ndodhur në rrugën Gjevgjeli - Bogdanci, në urën mbi lumin Vardar, ku kanë marrë pjesë katër automobila, prej të cilëve në një janë transportuar migrantë nga Siria.

Sipas informatës së SPB Strumicë, në fatkeqësinë kanë marrë pjesë një automobil "mercedes" me targa të automjetit tjetër, të drejtuar nga B.M. (48) nga Makedonska Kamenica, ku janë transportuar shtatë migrantë nga Siria, "opel korsa", me targa të Gjevgjelisë, të drejtuar nga B.J. (63) nga fshati Bogorodicë, një "hjundai" me targa të Gjevgjelisë, të drejtuar nga D.T. (42) nga Gjevgjelia dhe "mercedes" me targa të Gjevgjelisë, të drejtuar nga Gj.Q, (37) nga fshati Stojakovë.

"Në fatkeqësinë, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë B.J., ndërsa lëndime të rënda pësuan shoferi B.M. dhe E.J. (63) bashkëudhëtare në automobilin 'opel korsa', ndërsa më lehtë janë lënduar migrantët. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga Stacioni policor Gjevgjeli dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi", qëndron në informatën nga SPB Strumicë.

NJTKZ Gjevgjeli ka dalë në vendin e ngjarjes me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR