• e martë, 12 nëntor 2024

Një person e ka humbur jetën, ndërsa më shumë se 800 sportistë janë lënduar gjatë maratonës në Hong Kong

Një person e ka humbur jetën, ndërsa më shumë se 800 sportistë janë lënduar gjatë maratonës në Hong Kong

Hong Kong, 21 janar 2024 (MIA) - Gjatë maratonës "Standard Chertered" në Hong Kong, një sportist 30-vjeçar e ka humbur jetën, ndërsa 842 janë lënduar për shkaqe të ndryshme, njofton televizioni "RTHK".

I ndjeri ka kolabuar në një stacion për metro dhe ka vdekur pasi është dërguar urgjentisht në spitalin "Ratonji". Nga 842 të lënduar, 39 persona janë hospitalizuar.

Në maratonën kanë marrë pjesë rreth 74 mijë persona, prej të cilëve 450 kanë arritur ta përfundojnë tërë shtegun në periudhën e caktuar (më pak se 3 orë për burra dhe 3,5 orë për gra).

Fitues i garës për burra është keniani Anderson Seroj, i cili e kaloi distancën prej 42 kilometrave e 195 metrave për dy orë 12 minuta e 50 sekonda. Etiopianja Medina Armino fitoi në konkurrencë të grave, me rezultat 2 orë, 28 minuta e 47 sekonda. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR