• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një person e ka humbur jetën në zjarrin në një banesë në Hrom

Një person e ka humbur jetën në zjarrin në një banesë në Hrom

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Një person e ka humbur jetën në zjarrin, që shpërtheu në një banesë në rrugën "Isaija Mazhovski" në lagjen Hrom në Shkup.

Nga Brigada zjarrfikëse territoriale e Qytetit të Shkupit për MIA-n deklaruan se në mëngjes, në ora 9 e 35 ka pasur paraqitje për zjarr.

"Kemi intervenuar me tre automjete zjarrfikëse, ndërsa digjej edhe kati i katërt nga ndërtesa pesëkatëshe. Hasëm në një banesë tërërisht të djegur, me flakë që dilte jashtë dritareve", deklaroi për MIA-n komandanti i Njësisë zjarrfikëse të Shkupit, Xvonko Tomeski.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipe të Ndihmës emergjente mjekësore, ndërsa nuk ka persona tjerë të lënduar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR