• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një nëpunëse në Departamentin e Shtetit dha dorëheqje, duke thënë se raporti i administratës në Kongres për Gazën është i gabuar

Një nëpunëse në Departamentin e Shtetit dha dorëheqje, duke thënë se raporti i administratës në Kongres për Gazën është i gabuar

Uashington, 31 maj 2024 (MIA) - Një nëpunëse e Departamentit të Shtetit, e cila dha dorëheqje këtë javë, deklaroi se shkaku i largimit të saj është raporti i administratës në Kongres në të cilin ajo tha se gabimisht është thënë se Izraeli nuk e bllokon ndihmën humanitare për Rripin e Gazës.

E punësuara Stejski Gilbert, nga Byroja e Popullsisë, Refugjatëve dhe Emigrimit në Departamentin e Shtetit, ishte eksperte për raportin, por dha dorëheqje në shenjë të protestës kundër politikës së presidentit Xho Bajden drejt Izraelit.

"Ekziston dallim aq i qartë mes të mirës dhe të gabuarës, ndërsa ajo që është në këtë raport është e gabuar", tha Gilbert në intervistë.

KB-ja dhe organizatat për ndihmë humanitare një kohë të gjatë shprehin shqetësim për rreziqet dhe pengesat për pranim dhe shpërndarje të ndihmës në Rripin e Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR