• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një minorene e humbi jetën pas rënies nga triçikleta në Shkup

Një minorene e humbi jetën pas rënies nga triçikleta në Shkup

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - Një bashkëudhëtare e mitur e humbi jetën pas rënies nga triçikleta në Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Rreth orës 18:30 dje në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në rrugën 'Aleksandar Urdarevski", shkupjani R.S., i moshës 41-vjeçare, duke drejtuar tripikletën, ka humbur kotnrollin dhe është rrëzuar në rrugë së bashku me bashkëudhëtaren e mitur. Pas fatkeqësisë, që të dy janë dërguar në Komplksin e klinikave 'Nëna terezë', ku drejtuesit R.S. i janë konstatuar lëndime trupore. Bashkëudhëtarja e mitur mori lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore, ndërroi jetë", shkruan në kumtesë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu ekipi i SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të miturës është dërguar për obduksion. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR